Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale pasi publikoi një video të realizuar me inteligjencë artificiale (AI), ku shfaqet në një paraqitje të pazakontë.
Videoja u shpërnda nga vetë Rama në Instagram, ndërsa ai e shoqëroi postimin me një koment humoristik: “Hallall kush e ka bërë”.
Publikimi vjen në një periudhë kur kryeministri është përfshirë në debat publik lidhur me reagimet ndaj influencerëve dhe blogerëve që kanë shprehur mbështetje për protestat kundër qeverisë.
Pas publikimit, rrjetet sociale u mbushën me reagime të shumta. Disa përdorues e pritën me humor videon, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke i drejtuar komente politike dhe thirrje për dorëheqje.

