Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar me një mesazh emocional në Instagram, duke u rreshtuar krah protestave që po zhvillohen në Shqipëri në mbrojtje të mjedisit.
Ajo ka vënë theksin te rëndësia e angazhimit qytetar dhe e lirisë së shprehjes, duke kujtuar se këto vlera i ka përjetuar edhe në Prishtinë, ku kultura e protestës është më e zhvilluar.
Luma ka veçuar energjinë e të rinjve që po marrin pjesë në këto protesta, duke e cilësuar atë si një frymë pozitive që i jep shpresë për të ardhmen e vendit dhe për ndryshim shoqëror.
Në mesazhin e saj, këngëtarja ka treguar se e ka shoqëruar edhe djalin e saj, Lianin, për ta parë nga afër këtë angazhim qytetar.
Në fund, ajo ka theksuar se mbrojtja e natyrës dhe e biodiversitetit duhet të jetë prioritet, duke e cilësuar Shqipërinë si një nga vendet me pasuritë më të mëdha natyrore në rajon.

