“Të dua” në komente, Fero ngre dyshimet për romancë me Diona Fonën

Një koment i fundit në rrjetet sociale ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet për një romancë të mundshme mes Fero dhe këngëtares Diona Fona.

Në postimin më të fundit të Diona Fonës, Fero ka lënë një koment që nuk ka kaluar pa u vënë re, duke i shkruar publikisht: “Të dua”, çka ka shkaktuar menjëherë reagime dhe diskutime mes ndjekësve.

Ky detaj ka bërë që shumë fansa të pyesin nëse mes tyre ekziston vetëm një miqësi e afërt apo diçka më shumë, ndërsa emrat e tyre po përmenden gjithnjë e më shpesh së bashku në rrjet.

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar, ndërsa ndjekësit po analizojnë çdo ndërveprim mes dy artistëve për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht një keqkuptim në rrjete sociale.