Policia ka arrestuar një 43-vjeçar nga fshati Shishovë i Shkupit, i dyshuar për përdorim të armës së zjarrit ndaj një bashkëfshatari, të cilit i ka shkaktuar lëndime në pjesën e veshit.
Sipas njoftimit të MPB-së, rasti është denoncuar sot rreth orës 16:10, kur I.Sh. nga Shishova ka raportuar se në hyrje të fshatit ishte ndaluar nga G.A. dhe S.A., pas çka njëri prej tyre kishte shtënë në drejtim të tij.
Pas ndërmarrjes së masave policore, G.A. (43) është privuar nga liria, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës ndaj të dyshuarit.
