Ronela Hajati anulon aktivitetet muzikore dhe shtyn publikimin e këngës

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka njoftuar anulimin e aktiviteteve të saj muzikore të planifikuara për këtë fundjavë, si shenjë solidariteti me ngjarjet e fundit në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se edhe publikimi i këngës së re në bashkëpunim me Capital T do të shtyhet për ditën e hënë, ndërsa janë anuluar edhe koncertet dhe paraqitjet e tjera artistike.

“Si një vajzë që s’jam përfshirë kurrë në politikë, fare e pavarur, më duket gjëja më e vogël në respekt të një populli që është i vetmi që në fund të ditës më ka dëgjuar, rritur dhe mbështetur,” shkruan ajo.

Në fund të mesazhit të saj, këngëtarja ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar, duke shtuar: “Do kemi kohë për të kërcyer e për të dëgjuar muzikë gjithë kohës. Btw sot në 18:00 ka protestë, shihemi.”