“Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet”, imami i Durrësit me mesazh ironik ndaj patronazhistëve

Imami i xhamisë së Durrësit, Ervin Qylafku, ka ironizuar qeverinë përmes një postimi në rrjetet sociale, në kontekstin e protestave që po zhvillohen prej një jave në kryeqytet.

Ai ka bërë të ditur se tema e ligjëratës së së premtes në xhami do të jetë e lidhur me ata që, sipas tij, mashtrojnë dhe nuk i shërbejnë qytetarëve.

Në postim, Qylafku ka cituar një hadith:

“Nëse një udhëheqës që merr në ngarkim çështjet e muslimanëve (ose qytetarëve), nuk përpiqet për ta dhe nuk u dëshiron të mirën (pra i mashtron), ai nuk do të hyjë me ta në Xhenet.” (Muslimi)

Ai e ka shoqëruar postimin edhe me një shënim ironik, duke shtuar: “P.s. Patronazhistëve të interesuar për ta dëgjuar ia dërgoj në privat”.