Afrim Gashi viziton Strugën, paralajmërohet hapja e zyrës për deputetët

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Strugë, ku u prit nga kryetari i komunës, Mendi Qyra.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe atij qendror, si dhe për sfidat dhe perspektivat zhvillimore të Strugës.

Në fokus të bisedimeve ishte iniciativa për hapjen e një zyre të veçantë për deputetët e rajonit në Strugë, e cila synon të mundësojë komunikim më të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvend.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e afrimit të institucioneve me qytetarët dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve.