Beatrix Ramosaj ndan “fiksimin” e saj të pazakontë me ushqimin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjete sociale një detaj interesant nga preferencat e saj ushqimore.

Në një “story” në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ku shihen kikirikë të zier, duke tërhequr vëmendjen e fansave me këtë zgjedhje të pazakontë.

Nga imazhi duket se kikirikët janë të papërpunuar dhe me mbështjellës, ndërsa Beatrix i konsumon të shoqëruar me erëza pikante.

Ajo njihet për stilin e saj eksperimentues kur bëhet fjalë për ushqimin, shpesh duke provuar kombinime të ndryshme dhe të veçanta.

Ky “fiksim” i fundit është pritur me kuriozitet nga ndjekësit e saj, të cilët shpesh reagojnë ndaj momenteve të tilla të ndara në rrjete sociale.