Aktori Amos Zaharia: “U detyrova të largohem nga vendi”

Aktori i njohur Amos Zaharia ka dhënë një intervistë të sinqertë dhe emocionale në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur për herë të parë për disa nga ngjarjet më private të jetës së tij.

Ai është ndalur edhe te një marrëdhënie personale që, sipas tij, me kalimin e kohës është bërë e vështirë dhe e komplikuar, duke e vendosur në situata të pakëndshme.

Në intervistë, Zaharia ka rrëfyer se në fillim gjithçka kishte nisur si një histori dashurie, por më pas gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm, duke krijuar tension dhe vështirësi në raport.

Aktori ka treguar se për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të gjetur qetësi, ka vendosur të largohet për një periudhë jashtë Shqipërisë.

Ai ka theksuar se përballja me këtë eksperiencë ka qenë e vështirë emocionalisht dhe se ka ndikuar në jetën e tij personale dhe vendimet që ka marrë më pas.