A do të përjashtohet Bujaka nga “Ferma VIP”?

Një moment i papritur në Ferma VIP ka ngritur dyshime për një skualifikim të mundshëm të Bujakës.

Gjatë një bisede mes fermerëve në oborr, ai ka thyer një nga rregullat e vendosura së fundmi nga produksioni, pasi iu përgjigj Ilir Shaqiri, i cili ndodhej në izolim në çadër.

Në spektaklin e fundit Prime, moderatorja Arbana Osmani kishte bërë të ditur se asnjë konkurrent nuk duhet të komunikonte me Ilirin gjatë dënimit të tij, ndërsa Agai kishte paralajmëruar se shkelja e këtij rregulli mund të sillte largim të menjëhershëm nga shtëpia.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Iliri i drejtohet Bujakës gjatë bisedës, ndërsa ky i fundit i kthen përgjigje përpara se të largohej dhe t’i kthente kurrizin për të shmangur komunikimin e mëtejshëm.

Tashmë mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa ndaj tij, ndërsa në rrjetet sociale po aludohet se Bujaka mund të ketë imunitet gjatë kësaj jave.