Ekologjistët kundër data qendrave në Maqedoni, kërkesë publike ndaj Nikolloskit

Nga Qyteti i Gjelbër Human, asociacion i 23 organizatave ekologjike civile reagojnë në, siç e quajnë, paralajmërimin “pompez” të ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski se në emër të “zhvillimit ekonomik” Qeveria ka përgatitur ndryshime ligjore të Ligjit për planifikim urbanistik dhe Ligjit për ndërtim me qëllim që të tërheqin kompani të mëdha teknologjike “të investojnë” në Data qendra për IA në Maqedonia dhe e porositën: Nuk duhet të ketë data qendra në Maqedoni!, njofton Portalb.mk.

Nga QGJH vërejnë se ministri, rastësisht ose jo, nuk përmendi se Datat qendrat të cilat janë të nevojshme për punë të Inteligjencës Artificiale janë një nga “investimet” më shkatërruese me pasoja katastrofike lidhur me mjedisin jetësor dhe popullatën lokale ku ato ndodhen.

Data qendrat, paralajmëron QGJH, shpenzojnë sasi enorme të energjisë elektrike me ç’rast qendrat më të reja mund të shfrytëojnë energji sa dhjetëra mijë amvisëri, ndërsa objektete më të mëdha që ndërtohen sot pritet të shpenzojnë edhe deri në dhjetë herë më shumë, ndërsa praktika e deritanishme me punën e tyre kanë dëshmuar se këtë shpenzim plotësues të energjisë elektrike nuk e paguajnë “investitorët” por shpërndahet tek popullata lokale.

Më tej, sipas QGJH-së, krahas shpenzimit të madh të energjisë, data qendrat shfrytëzojnë edhe sasi enorme të ujit për ftohje të serverëve, me ç’rast disa objekte të mëdha shpenzojnë ujë sa një qytet më i vogël, kontribuojnë edhe për ndotje shtesë të ajrit (diçka për të cilën jemi të parët në Evropë për rastet e vdeshmërisë për kokë banori) dhe lëshojnë grimca të dëmshme dhe gazra të lidhura me sëmundje të frymëmarrjes dhe të zemrës.

Në mënyrë plotësuese, edhe pse Data qendrat gjatë ndërtimit kërkojnë numër të konsiderueshëm të të punësuarve, pas vendosjes në funksion ato punësojnë mezi 30 deri në 50persona (kryesisht sigurim, mirëmbajtje teknike dhe sistem-administratorë), ndërsa pjesa më e madhe e ërfitimin përfundon te kompanitë e huaja teknologjike, ndërsa për shtetin mbeten shpenzimet për resurset dhe koncesionet e lira të tokës, që paraqet shembull tipik për ekstraktivizmit ekonomik.

Nga QGJH porosisin se nuk ka model më të përshtatshëm për shtetet e mëdha dhe gjigantët teknologjik sesa transferimi i industrive më të dëmshme dhe të ndyra në vendet e varfra dhe periferike, siç është Maqedonia, ku është e qartë se rregulloret për mbrojtjen e mjedisit ekzistojnë vetëm formalisht (dhe kjo Qeveri po i zvogëlon ato me shpejtësi), dhe institucionet janë të dobëta dhe të ndjeshme ndaj korrupsionit.

Për këtë shkak QGJH apelon që në Maqedoni nuk duhet të ketë data qendra.