Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur Italia, ku një djalë 12-vjeçar është goditur dy herë me thikë në gjoks nga babai i tij në banesën e familjes në Napoli.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pas një grindjeje në familje, ndërsa goditjet me thikë depërtuan në mushkëritë e të miturit.
Pas sulmit ndaj djalit, babai dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës duke goditur veten me thikë në fyt dhe në fytyrë.
Nga incidenti është lënduar edhe nëna e 12-vjeçarit, e cila raportohet se ka marrë plagë në dorë gjatë përpjekjes për të ndërhyrë.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
