Sara Hoxha dhe Erik Fullani kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas raportimeve për heqjen e ndjekjes në rrjetet sociale, një veprim që ka ndezur sërish thashethemet për raportin e tyre.
Sipas raportimeve, dyshja prej muajsh kanë kaluar një periudhë me ulje-ngritje, ndonëse nuk është bërë fjalë për një ndarje përfundimtare. Herën e fundit ata janë parë bashkë në publik në fund të muajit shkurt.
Burime pranë tyre kanë lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e paqëndrueshme, por ende me komunikim mes dyshes. Madje, sipas dëshmive të publikuara, ata janë parë së fundmi duke drekuar në Tiranë.
Pavarësisht zërave, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një krizë të përkohshme apo një ndarje të vërtetë.
