Shtëpia botuese Logos-A ka prezantuar librin “Ebu Hanifja dhe metodologjia e tij e hadithit”, vepër e autorit İsmail H. Unal, që trajton rolin dhe kontributin e imam Ebu Hanifes në shkencën e hadithit.
Libri vë në pah faktin se Ebu Hanifja, përveçse figurë e njohur e teologjisë dhe jurisprudencës islame, i kushtoi rëndësi të veçantë edhe hadithit dhe metodologjisë së mbledhjes së tij.
Sipas përshkrimit të veprës, kompetenca e Ebu Hanifes në kritikën dhe vlerësimin e haditheve konsiderohet dëshmi e mjaftueshme që ai të renditet ndër njohësit më të spikatur të kësaj disipline islame.
Libri synon t’u shërbejë studiuesve të shkencave islame, teologëve dhe lexuesve të interesuar për mendimin dhe metodologjinë islame.
