Këngëtarja dhe influencerja e njohur Xheisara Frisku ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të bukur nga jeta personale, duke zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, artistja ka konfirmuar shtatzëninë, ndërsa ka bërë të ditur se po pret një vajzë. Në pamjet e ndara në rrjetet sociale, ajo shfaqet në një atmosferë të ngrohtë familjare, plot emocion dhe lumturi.
Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga ndjekësit, miqtë dhe figura të njohura të showbizit shqiptar, të cilët i kanë uruar shëndet dhe mbarësi në këtë periudhë të veçantë.
Ky do të jetë fëmija i dytë për Xheisara Friskun, e cila vazhdon të mbetet mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, duke ndarë vetëm momente të veçanta me publikun.
