“Drejtësia duhet të vihet në vend”, familjarët e viktimave nga Koçani paralajmërojnë vazhdimin e betejës

Më 9 maj, në Ditën e Evropës dhe të Fitores mbi Fashizmin, qyteti i Kocani u bë sërish vend i marshimit përkujtimor për viktimat e zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse”.

Për herë të 42-të, prindërit dhe familjarët e të rinjve që humbën jetën dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për tragjedinë që tronditi opinionin publik.

Sipas tyre, marshimi nuk është vetëm një akt kujtese, por edhe një revoltë kundër harresës, indiferencës dhe mungesës së përgjegjësisë për humbjen e jetëve të reja.

Familjarët kërkojnë hetim të plotë dhe drejtësi jo selektive, ndërsa tragjedinë e lidhin me dështimet institucionale, mungesën e sigurisë dhe dyshimet për neglizhencë e korrupsion.

Mesazhi i “Marshit për Engjëjt” këtë vit ishte se beteja e tyre vazhdon dhe se viktimat nuk duhet të harrohen.