Kryetari i Gostivar, Valbon Limani, së bashku me këshilltarin komunal Namik Durmishi, po qëndrojnë në Sarajevë në kuadër të Ditëve të Komunës së Stari Grad, komunë e binjakëzuar me Gostivarin.
Delegacioni u prit nga kryetari i Stari Gradit, Irfan Čengić, ndërsa mori pjesë në seancën festive të këshillit komunal dhe në aktivitetet zyrtare të organizuara me këtë rast.
Në kuadër të vizitës, ata morën pjesë edhe në promovimin e rikonstruktimit të Bijela Tabija, ku u takuan edhe me kryetarin e Sarajevës, Samir Avdić.
Sipas Limanit, turizmi, trashëgimia kulturore dhe bashkëatdhetarët në Sarajevë mbeten ura të rëndësishme bashkëpunimi mes dy komunave.
