Si janë raportet VMRO-DPMNE dhe VLEN? Përgjigjet Mexhiti

Nënkryetari i VLEN dhe kryetar i Çair, Izet Mexhiti, ka komentuar raportet politike në vend, duke theksuar bashkëpunimin me VMRO-DPMNE dhe duke kritikuar qasjen e BDI.

“Janë korrekte, punojmë së bashku në projekte të përbashkëta. BDI duke mos pasur ide luajnë në kartën e legjitimitetit, pësuan debakël mbetëm me 3 komuna rurale, Likovë, Çashkë e Pllasnicë. Qytetet kryesore janë të VLEN-in, tani ikin nga zgjedhjet e parakohshme, i shihni anketat, tentuan të bëjnë koalicion multietnik që të fitojnë më shumë vota, prandaj u kthyen në kartën nacionale”, thekson Mexhiti.

Ai njëkohësisht ka ftuar Ali Ahmeti dhe BDI në debat të hapur, për të bërë, siç u shpreh ai, krahasimin mes “VMRO-së sonë dhe VMRO-së së tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *