Zjarr në Gjevgjeli, dy makina përfshihen nga flakët

MPB njofton se sot janë djegur dy automjete në Gjevgjeli, mirëpo nuk ka pasur persona të lënduar.

“Më 30.03.2026 në orën 03:50 në Stacionin Policor Gjevgjeli u njoftua se në hapësirë parkimi në rrugën “7 Nëntori” në Gjevgjeli janë djegur dy automjete të parkuara, edhe atë një automjet “Mercedes” me targa të Gjevgjelisë, pronë e Q.F. nga fshati Gjavatë dhe një automjet “Hjundai” me targa çeke, pronë e M.K. nga Republika Çeke.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Gjevgjeli e ka shuar zjarrin.

Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *