Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për televizionin “Sitel” ka deklaruar se në Qeveri do të ketë ndryshime dhe ka përmendur edhe zëvendëskryeministrin nga VLEN, Arben Fetai.
Mickoski tha se ka zhvilluar një bisedë personale me Fetain, gjatë së cilës ai e ka njoftuar se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e ekzekutivit.
“Patjetër se do të ketë ndryshime, ky është fakt – do të ketë ndryshime. Pasi e përmendët zëvendëskryeministrin Fetai, po, ne biseduam personalisht unë dhe ai, dhe ai më përcolli se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë që unë e udhëheq”, deklaroi Mickoski.
Sipas kryeministrit, Fetai ka shprehur synimin për t’u kthyer në Bruksel, ku mund të vazhdojë angazhimin e tij profesional në institucione evropiane.
“Duke pasur parasysh arsimimin dhe përvojën e tij në Bruksel, mendoj se mund të jetë një mundësi e mirë që ai të jetë i angazhuar në kuadër të administratës së Brukselit ose Parlamentit Evropian”, shtoi ai.
Mickoski theksoi se në bisedimet mes tyre është vlerësuar se përvoja e Fetait mund të shfrytëzohet në funksion të institucioneve evropiane dhe interesit shtetëror.
