LAJMENdërron jetë gazetarja e njohur nga Maqedonia

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë gazetarja dhe redaktorja Gordana Duvnjak, një emër i njohur në mediat e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në raportimet për politikën dhe drejtësinë.

Ajo e nisi karrierën në vitin 1988 në Radiotelevizionin Maqedonas, ku punoi për një periudhë të shkurtër, ndërsa më pas vazhdoi në gazetën “Nova Makedonija” nga viti 1991 deri në 1999. Nga fundi i viteve ’90 dhe për gati dy dekada, ajo ishte pjesë e “Utrinski Vesnik”, ku u afirmua si gazetare dhe redaktore.

Më vonë, Duvnjak ka punuar edhe në portalin “Makfax”, në televizionin “1TV” si dhe në javoren “Focus”, duke vazhduar aktivitetin e saj profesional deri në vitet e fundit.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë publik djali i saj, Martin Duvnjak, i cili e përshkroi atë si një profesioniste të përkushtuar dhe një figurë të fortë në jetën familjare dhe në gazetari.

Gordana Duvnjak ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *