Pas përfundimit të Big Brother VIP 5, finalisti Mateo Borri ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke falënderuar publikun për mbështetjen.
Përmes një videoje në Instagram, ai shpjegoi mungesën e tij pas daljes nga shtëpia, duke treguar se fillimisht kishte pasur probleme me telefonin dhe më pas kishte zgjedhur të kalonte kohë me familjen.
“E di që të gjithë po mendonit pse Mateo nuk ka hedhur një post apo story, por që në momentin e parë që kam dalë kam pasur probleme me telefonin, pastaj kam preferuar të kaloj kohë me familjen,” u shpreh ai.
Mateo falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në spektakël.
“Ju falënderoj pa fund për çdo votë, koment, fjalë të mirë, letër, parashutë apo dron. Jam shumë mirënjohës për gjithë dashurinë që më keni dhënë,” tha ai.
Ai shtoi se gjatë qëndrimit në shtëpi nuk kishte informacion për mbështetjen jashtë dhe se u surprizua nga reagimi i publikut pasi doli.
Në fund, Mateo falënderoi shqiptarët kudo në botë dhe premtoi se shumë shpejt do të jetë sërish pranë ndjekësve të tij./albeu.com/
