Edlir Tetova ka zyrtarizuar largimin nga pankina e KF Egnatia në përfundim të këtij sezoni.
Në një konferencë për media, ai bëri të ditur se vendimi është personal dhe është marrë pas bisedimeve me presidentin e klubit, Agim Demrozi.
Tetova theksoi se do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën deri në fund të edicionit, me synimin për ta mbyllur këtë kapitull me një tjetër trofe, përpara se të nisë një sfidë të re në karrierë.
Me këtë vendim, mbyllet një periudhë shumë e suksesshme për klubin rrogozhinas, gjatë së cilës ai arriti të fitojë dy tituj kampionë dhe dy Kupa të Shqipërisë.
