Më 16 shtator, rreth orës 18:50, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, policia ka privuar nga liria I.B. (60) nga Tetova.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një lëndë pluhur me ngjyrë kafe. 60-vjeçari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit pritet të vijojë parashtresa përkatëse.
