Një 27-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje estetike të njohur si “Brazilian Butt Lift” (BBL), procedurë që përdoret për zmadhimin e vitheve përmes transferimit të yndyrës nga pjesë të tjera të trupit.
Barbara Laura Souza Feliz ishte paraqitur në një klinikë private për t’iu nënshtruar operacionit, i cili përfshinte heqjen e yndyrës nga barku dhe shpina dhe injektimin e saj në zonën e vitheve.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat braziliane, gjatë fazës së transferimit të yndyrës, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar papritur, pasi ka shfaqur probleme të rënda me frymëmarrjen. Pak më vonë, zemra e saj ka pushuar së rrahuri.
Ekipi mjekësor ka ndërmarrë përpjekje intensive për ta rikthyer në jetë për më shumë se një orë, por pa sukses. Në fund, 27-vjeçarja është shpallur e vdekur në klinikë.
Mjekët dyshojnë se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një emboli pulmonare, e cila mund të jetë shkaktuar nga depërtimi i yndyrës në qarkullimin e gjakut gjatë procedurës kirurgjikale.
Pas ngjarjes, në klinikë kanë mbërritur edhe autoritetet policore, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin Mjeko-Ligjor për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Barbara Laura Souza Feliz ishte nga Belo Horizonte i Brazilit. Ajo punonte si shitëse, ishte beqare dhe nuk kishte fëmijë. Sipas raportimeve, nuk vuante nga probleme të njohura shëndetësore. E reja ishte rritur nga gjyshja e saj dhe kishte një vëlla, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë dhe nëna jeton në Spanjë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…