Një zjarr ka shpërthyer sot në objektin e Shkollës së Mesme Bujqësore në Tetovë, duke shkaktuar panik të përkohshëm tek nxënësit dhe stafi i shkollës.
Menjëherë pasi është vërejtur tymi, drejtuesit e shkollës kanë ndërmarrë masa të shpejta për evakuimin e të gjithë nxënësve dhe punonjësve nga objekti, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve të Tetovës, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin brenda një kohe të shkurtër.
Fatmirësisht, sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa situata tashmë është vënë plotësisht nën kontroll.
Ish-banorja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka reaguar ndaj…
Më 14.06.2026, rreth orës 22:45, në fshatin Pallaticë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit…
Emri dhe arti i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ishte e ftuar…
Një nga gazetat e përditshme në Zvicër i ka kushtuar vëmendje historisë së Muhamet Ajetit,…
Një person ka pësuar djegie të lehta si pasojë e zjarrit që shpërtheu dje në…