Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, vazhdon të vlerësohet për ndikimin e tij pozitiv brenda dhe jashtë fushës së lojës.
Një deklaratë interesante ka ardhur nga futbollisti i ri serb, Andrej Bačanin, i cili luan te FC Basel. Ai ka treguar për pritjen që i është bërë në klub dhe për raportin me Shaqirin si një nga figurat kryesore të ekipit.
Bačanin ka thënë se është pritur ngrohtësisht nga lojtarët me përvojë të skuadrës, duke përfshirë edhe Shaqirin, i cili sipas tij ka luajtur rol të madh në përshtatjen e tij në ekip.
“Më priti me fjalët: ‘Vëlla, këtu jam lindur e rritur, më thuaj çfarëdo që të duhet për të ndihmuar’,” ka treguar ai, duke vlerësuar gjestin e Shaqirit si shumë motivues për një lojtar të ri.
Ai shtoi se në skuadër nuk ka ndarje apo dallime mes lojtarëve dhe se atmosfera është shumë profesionale dhe mbështetëse.
Bačanin gjithashtu foli për karrierën e tij të re te Baseli, ku është transferuar si një investim afatgjatë dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në të ardhmen e klubit./press7.tv
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…