Më 19 prill 2026, rreth orës 18:50, në aksin rrugor ndërmjet Gostivar dhe Tetovë, policia ka ndaluar një automjet tip “Mercedes” me targa të Gostivarit për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas Ministria e Punëve të Brendshme, përmes pajisjes speciale matëse “presretuç”, është konstatuar se automjeti po lëvizte me 178 km/h, në një zonë ku kufizimi maksimal i lejuar është 80 km/h.
Automjeti është sekuestruar menjëherë, ndërsa shoferi me iniciale K.I. (44) nga Gostivari do të përballet me masa ligjore, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal.
Nga MPB bëhet e ditur se kontrollet e trafikut me pajisje të tilla do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe ndëshkimin e shkelësve.
Autoritetet rikujtojnë se shpejtësia e lartë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke apeluar për respektim të rregullave të komunikacionit./lajmpress.org
