VLEN shpall sukses: ligji për përfaqësim të drejtë merr dritën jeshile

Koalicioni VLEN ka reaguar pozitivisht ndaj miratimit të draft-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Qeveri, duke e vlerësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm drejt forcimit të barazisë në institucione.

Sipas tyre, draft-ligji tashmë ka kaluar fazën qeveritare dhe pret vetëm miratimin final në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

“Ditë e bukur sot. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mori dritë jeshile në Qeveri dhe tani i ka mbetur vetëm edhe vula e Kuvendit”, thuhet në reagim.

Nga VLEN theksojnë se kjo është një çështje që ka mbetur pezull për më shumë se 20 vite dhe se tani po merr epilog përmes një zgjidhjeje konkrete ligjore.

“Pas mbi dy dekadash, me krenari mund të themi se më në fund jemi në rrugë për të mbyllur edhe një çështje që ishte lënë përgjysmë. Ky është ligj historik. Ka peshë të madhe, sepse për herë të parë kjo kategori kushtetuese e paraparë me Marrëveshja e Ohrit sanksionohet me ligj”, theksojnë nga VLEN.

Ata shtojnë se do të vazhdojnë me përmbushjen e objektivave të tjera, duke premtuar zgjidhje të vazhdueshme për problemet e mbetura.

“Ky është VLEN-i. Pak e nga pak çdo gjë e lënë pas dore do ta zgjidhim”, përfundon reagimi.

Projektligji pritet të dërgohet në Kuvend në periudhën e ardhshme për votim dhe miratim përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *