Categories: LajmeMaqedoni

VLEN: Po bëjmë hapa historikë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Daut Memishi – VLEN

Të nderuara media,

Gjendemi para një momenti historik. Pas më shumë se dy dekadash vonesë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat më në fund po bëhet ligj. Jo më fjalë që i merr era, as premtime sa për t’i kaluar zgjedhjet, por ligj.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është parim kushtetues që buron nga Marrëveshja e Ohrit, nga pika 4.2 e saj. Prandaj ky nuk është një ligj i zakonshëm, por një hap historik përpara drejt zbatimit dhe avancimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ky ligj është dashur të miratohej para më shumë se dy dekadave. Por nuk u bë. Ata që sot bërtasin, e kishin besimin e shqiptarëve dhe pushtetin për ta bërë këtë ligj. Në çdo zgjedhje premtonin, në çdo mandat arsyetoheshin. I kishin të gjitha, por një gjë nuk e kishin, vullnetin.

Madje, po këta dolën para opinionit dhe thanë se Marrëveshja e Ohrit ka përfunduar, se gjithçka është realizuar. Nëse gjithçka paska qenë e kryer, ku mbeti Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit?

Të nderuar, Marrëveshja e Ohrit nuk avancohet me fjalime përvjetorësh e deklarata të bukura para kamerave. Avancohet kur parimet e saj kthehen në ligj.

Këtë po e bën VLEN. Me këtë ligj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet obligim ligjor për të gjitha institucionet. Jo më me improvizime e arnime, jo më “si t’i teket dikujt”, por ligj, me metodologji, të dhëna dhe përgjegjësi institucionale.

Për 25 vite nuk e prekën këtë ligj me dorë. VLEN po e bën për 25 muaj. Ata ende krekosen me poste e funksione, por ne po dëshmojmë se për shqiptarët më shumë vlen një ligj që i mbron, sesa një post për fotografi e mburrje politike.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

12 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago