Veteranët e UÇK-së: E papranueshme gjuha e përdorur nga nipi i Ali Ahmetit

Klubi i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Brigada 112 “Mujdin Aliu”, ka reaguar ashpër ndaj një postimi në rrjetet sociale, për të cilin pretendohet se është publikuar nga Shefik Ismaili, nipi i Ali Ahmetit, përmes një profili të rremë.

Sipas veteranëve, në postim është përdorur shprehja “Abaz Gjuka selam zagarve me këtë anë e mat anë gardhit”, e cila, sipas tyre, përmban gjuhë fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në reagim theksohet se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe cenon dinjitetin kombëtar:

“Ta quash kosovarët ‘zagarë’ nuk është mendim politik, por mungesë respekti dhe kulture. Gjuhë e tillë cenon dinjitetin, respektin dhe vlerat kombëtare të popullit shqiptar”.

Veteranët shtojnë se dallimet politike apo ideologjike nuk duhet të shndërrohen në ofendime dhe përçarje mes shqiptarëve, duke theksuar se retorika ndarëse nuk i shërben interesit të përbashkët kombëtar.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë kulturën e komunikimit dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes, duke respektuar njëri-tjetrin.

“Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për dinjitetin, lirinë dhe të drejtat e tyre, prandaj askush nuk duhet t’i nëpërkëmbë këto vlera me deklarata fyese. Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare do të vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e luftës dhe vlerat kombëtare”, thuhet në reagim.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

9 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

9 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

20 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

20 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

20 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

20 hours ago