Një gjest human dhe modest nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, është vlerësuar nga qytetarët pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë një fluturimi me aeroplan.
Sipas dëshmitarëve, njërit prej udhëtarëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore si pasojë e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Në ato momente, Limani reagoi menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke qëndruar pranë qytetarit deri në stabilizimin e gjendjes së tij.
Veprimi i tij u vlerësua si një akt humanizmi dhe solidariteti, ndërsa udhëtarët e pranishëm e komentuan pozitivisht sjelljen e kryetarit të Gostivarit.
Sipas tyre, ky gjest dëshmoi se përkujdesja ndaj qytetarëve dhe ndihma ndaj njerëzve nuk kufizohen vetëm në institucione, por tregohen edhe në situata të përditshme ku nevojitet reagim i shpejtë dhe human.
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…