Mesditën e sotme, qytetarët e Athinës kanë përjetuar lëkundje të forta sizmike që kanë shkaktuar shqetësim dhe panik të përkohshëm.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, janë regjistruar tre tërmete gjatë mesditës. Fillimisht është shënuar një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, i ndjekur nga një tjetër me 4.8 ballë dhe më pas një tërmet më i fortë me magnitudë 5.3 ballë.
Epiqendra e lëkundjeve raportohet të ketë qenë në zonën Mandudhi Evia, në rajonin e Kalkidhës, ndërsa thellësia rreth 5 kilometra ka bërë që tërmetet të ndihen qartë edhe në kryeqytet.
Autoritetet greke kanë bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast të paslëkundjeve të tjera.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…