Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër një 25-vjeçareje të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Më 20 maj, ajo është përpjekur të fusë pa autorizim drogë narkotike – marihuanë dhe kokainë – në INP “Burgu Idrizovë” në Shkup, gjatë një vizite te bashkëshorti i saj që po vuan dënim në burg.
“Ajo kishte sjellë dy pako në të cilat vizualisht dukej se ishin të paketuara gjithsej 60 vezë.
Gjatë kontrollit me skaner dhe kontrollit fizik, është konstatuar se 28 prej tyre përmbanin pako me drogë, përkatësisht gjithsej 318,62 gram marihuanë dhe 142,2 gram kokainë”.
“Duke pasur parasysh peshën e veprës dhe rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së veprës, si dhe faktin se e dyshuara është nënë e fëmijëve të mitur, prej të cilëve një foshnje 5-muajshe, prokurori publik ka dorëzuar propozim te gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarën”, thonë nga Prokuroria./botasot.info/
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…