Categories: ShowBiz

Surprizë nga Tayna për maturantët në Prishtinë

Reperja e njohur shqiptare Tayna, ka bërë një gjest mjaft emocionues sonte, duke surprizuar maturantët e njërës prej gjimnazeve më të njohura në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Instagram Story, Tayna ka treguar se ka qenë pjesëmarrëse në mbrëmjen e maturës së gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Kjo vizitë e saj nuk ishte krejtësisht e rastësishme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditë më parë, artistja kishte paralajmëruar ndjekësit se po përgatiste një surprizë të madhe për maturantët, duke i bërë të gjithë kuriozë pasi nuk kishte zbuluar asnjë detaj se për cilën shkollë apo qytet bëhej fjalë.

Kush do ta mendonte se fatlumët do të ishin pikërisht nxënësit e “Xhevdet Dodës”!

Në pamjet e publikuara sonte, Tayna shfaqet duke hyrë në sallën ku po festonin maturantët.

Tayna u prit me brohoritje, ulërima gëzimi dhe duartrokitje të shumta nga nxënësit.

Përmbi video, këngëtarja ka shkruar: “Unë i mbaj premtimet e mia. Matura 2026”, duke vërtetuar se fjalën e dhënë publikisht ditë më parë e çoi deri në fund./RevistaKosovarja/

Admin1

Recent Posts

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

15 minutes ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

13 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

13 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

24 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

1 day ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

1 day ago