Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka njoftuar se nga e marta vendi pritet të përfshihet nga një periudhë moti kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu.
Sipas parashikimeve, të martën reshjet do të jenë më të theksuara në rajonet perëndimore dhe veriore të vendit, ndërsa të mërkurën dhe të enjten pritet mot i vranët me reshje të dobëta në pjesën më të madhe të territorit. Të enjten reshjet mund të intensifikohen.
DPHM bën të ditur se deri të enjten do të fryjë erë nga juglindja, e cila në disa momente do të forcohet, me shpejtësi deri në 50 km/h. Temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 24 gradë Celsius.
Ndërkohë, e diela dhe e hëna pritet të sjellin një stabilizim të përkohshëm të kushteve atmosferike. E diela do të karakterizohet nga vranësira të pjesshme dhe intervale me diell, ndërsa e hëna nga mot kryesisht i vranët me periudha të shkurtra kthjellimesh në disa zona.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…