Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht ndaj një interviste të stilistit Valdrin Sahiti, duke e cilësuar si “një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj”.
Reagimi erdhi pasi një video e Sahitit u bë virale në rrjete sociale, ku ai diskutonte për rolin e figurave të njohura në përfaqësimin e Kosovës dhe vendeve të tjera.
Në deklaratën e tij, Sahiti u shpreh:
“Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën. Italia pa Juventusin nuk është Itali. Kush është Franca pa Chanel dhe Dior. Italia pa Interin nuk është Itali. Çka është Italia pa Da Vinçin?”
Pas këtyre fjalëve, Hysenaj reagoi ashpër duke përmendur figura historike dhe kombëtare, duke theksuar se sipas saj, vlera e një vendi nuk lidhet me individët e famshëm, por me historinë dhe sakrificat e tij.
“Një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj… Kush është Kosova pa Adem Jasharin? Shqipëria pa Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin, Skënderbeun? … Kosova si me ju si pa ju, ju vetëm po shijoni frutet e atyre që kanë luftuar për vatan dhe për liri…”
Debati mes deklaratave të tyre ka ndezur rrjetet sociale, ku opinioni publik është ndarë në dy kampe për mënyrën e interpretimit të fjalëve të Sahitit dhe reagimit të Hysenajt.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…