Kampionati i Saudi Pro League po afrohet drejt fundit, me edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar. Në krye të tabelës ndodhet Al Nassr, ku aktivizohet Cristiano Ronaldo, me dy pikë avantazh ndaj Al Hilal dhe një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkohë, Al Ahli ka rënë në vendin e tretë pas barazimit ndaj Al Fayha.
Pas këtij rezultati, në kampin e Al Ahli shpërthyen reagimet ndaj arbitrimit, duke pretenduar se një prekje me dorë nuk u ndëshkua qëllimisht. Galeno, ish-lojtar i FC Porto,deklaroi se skuadra e tij po pengohet qëllimisht për të fituar titullin.
“Ata mund t’ia japin atij kupën, kjo është ajo që duan. Ata duan të na eliminojnë nga gara dhe t’ia japin trofeun një individi. Kjo është mungesë respekti për klubin tonë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Edhe Ivan Toney,reagoi me një postim në rrjetet sociale, të cilin më pas e fshiu, duke vënë në dyshim drejtësinë e garës dhe vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes.
Pakënaqësia nuk u kufizua vetëm te lojtarët. Edhe klubi i Al Ahli publikoi një reagim zyrtar, duke theksuar se vendimet e arbitrit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes dhe në renditjen për titull.
Sipas klubit, gabimet e arbitrimit ngrenë dyshime serioze mbi procesin dhe kriteret e përzgjedhjes së gjyqtarëve, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e garës së drejtë.
Reagimet e forta nga Al Ahli kanë shtuar tensionet në garën për titull, ndërsa janë ngritur akuza se favorizimi mund të jetë në anën e Al Nassr, skuadra ku luan Cristiano Ronaldo.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…