Shpejtësi ekstreme, 203 km/h – ndalohet shtetasi i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Një shtetas i Kosovës është arrestuar mbrëmjen e 18 majit në autostradën A1 pranë Smokvicës, pasi policia konstatoi se po voziste me 203 kilometra në orë, në zonë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h.

Sipas policisë, 30-vjeçari drejtonte një “Audi A6” me targa të Kosovës.

“Më 18.05.2026, në ora 22:18, në autostradën A1 pranë nyjës “Smokvicë” në rajonin e Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – DPB-Gjevgjeli kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës B.T. (30). Gjatë kontrollit në komunikacion me radar, policia ka konstatuar se ai po drejtonte një automjet “Audi A6” me targa të Kosovës me shpejtësi prej 203 kilometra në orë, në vend ku kufizimi i lejuar është 120 kilometra në orë.

Ai është përjashtuar nga komunikacioni dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Ndaj tij është paraqitur kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, thonë nga MPB./24-ore.com/

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

10 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

22 hours ago