Categories: Lifestyle

Shënohet rritje rekord e infeksioneve seksualisht të transmetueshme në Evropë

Infeksionet bakteriale seksualisht të transmetueshme janë rritur në të gjithë Evropën për një dekadë, duke arritur nivele rekord, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas agjencisë shëndetësore të Bashkimit Evropian me seli në Solna të Suedisë, rastet e raportuara të gonorresë dhe sifilizit arritën nivelet më të larta, në më shumë se një dekadë gjatë vitit 2024.

ECDC regjistroi 106,331 raste të gonorresë në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 303% krahasuar me vitin 2015.

Numri i rasteve të sifilizit u dyfishua gjatë së njëjtës periudhë, duke arritur në 45,577 raste. Ndërkohë, klamidia mbeti infeksioni seksualisht i transmetueshëm më i raportuar, me 213,443 raste, bëri të ditur ECDC.

Bruno Ciancio, shefi i Seksionit, Metodat Epidemiologjike të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Stokholm (ECDC), paralajmëroi se infeksionet e patrajtuara mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje kronike dhe infertilitet.

Në rastin e sifilizit, komplikacionet mund të prekin gjithashtu zemrën, enët e gjakut dhe sistemin nervor.

Ai tha se rritja e rasteve të sifilizit të transmetuar nga nëna tek fëmija është veçanërisht shqetësuese, pasi raportimet pothuajse u dyfishuan nga viti 2023 në 2024.

“Mbrojtja e shëndetit seksual mbetet e thjeshtë. Përdorni prezervativë me partnerë të rinj ose të shumtë dhe bëni teste nëse keni simptoma, si dhimbje, sekrecione apo plagë”, tha ai.

Sipas ECDC-së, burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra mbeten grupi më i prekur nga këto infeksione, veçanërisht nga gonorrea dhe sifilizi.

Sifilizi po bëhet gjithashtu më i përhapur mes personave heteroseksualë, sidomos grave në moshë riprodhuese.

Agjencia njoftoi se rastet e raportuara të sifilizit të transmetuar nga nëna tek fëmija u rritën nga 78 në vitin 2023 në 140 në vitin 2024 në 14 vendet që dorëzuan të dhëna./classlifestyle.com/

Admin1

Share
Published by
Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

9 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

9 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

20 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

20 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago