Sistemi “Safe City” ka regjistruar mbi 100 mijë shkelje të trafikut në vetëm pesë muaj, duke treguar një rritje të vazhdueshme të kundërvajtjeve në rrugët e vendit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 2 shkurti deri më 31 maj 2026 janë evidentuar gjithsej 101.834 shkelje. Numri i rasteve është rritur nga muaji në muaj, me 19.066 shkelje në shkurt, 26.241 në mars, 28.033 në prill dhe 28.494 gjatë muajit maj.
Shkelja më e zakonshme mbetet tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, me gjithsej 70.365 raste të regjistruara. Po ashtu janë evidentuar 2.519 automjete me leje qarkullimi të skaduar, si dhe 456 raste të kalimit në semafor me dritë të kuqe.
Autoritetet bëjnë të ditur se sistemi ka regjistruar edhe shoferë që kanë lëvizur me mbi 170 kilometra në orë brenda zonave të banuara.
Ekspertët e trafikut vlerësojnë se teknologjia ndihmon në zbulimin e shkeljeve, por theksojnë se nevojitet edhe prani më e madhe e policisë në terren, si dhe investime shtesë në infrastrukturën rrugore.
Nga MPB njoftojnë se vetëm gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 16.885 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë sekuestruar edhe 238 automjete.
