Përdorimi i masave të posaçme hetimore në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas raportit të prokurorit publik Nenad Saveski, prokurorët kanë urdhëruar zbatimin e përgjimeve, ndjekjeve dhe incizimeve të fshehta në 44 raste të reja hetimore, ndërsa katër raste janë vazhduar nga viti paraprak.
Raporti tregon se bëhet fjalë për një rritje prej mbi 25 për qind krahasuar me vitin 2024. Masat janë zbatuar ndaj 365 personave në kuadër të 56 lëndëve penale, ndërsa më e përdorura ka qenë ndjekja dhe incizimi i personave jashtë banesës.
Përgjimi i komunikimeve telefonike dhe elektronike është përdorur në 28 raste, duke përfshirë 140 persona, për hetimin e veprave si trafiku i drogës, pastrimi i parave, korrupsioni, trafikimi i njerëzve dhe vrasjet.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…