Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të performojë këtë verë në Ohër, në një koncert që pritet të jetë ndër ngjarjet më të mëdha muzikore të sezonit në Maqedoninë e Veriut.
Artistja e njohur do të ngjitet në skenën e stadiumit “Biljanini Izvori” më 1 gusht, ku do të interpretojë disa nga hitet e saj më të njohura që e kanë bërë një prej emrave më të suksesshëm të muzikës pop në botë.
Organizatorët paralajmërojnë një mbrëmje spektakolare me produksion të nivelit të lartë, duke sjellë atmosferën dhe energjinë që karakterizojnë koncertet e Rita Orës në skenat ndërkombëtare.
Me një karrierë të pasur muzikore, miliarda dëgjime në platformat digjitale dhe një sërë çmimesh prestigjioze, Rita Ora vazhdon të mbetet një nga artistet shqiptare më të njohura në arenën globale.
🎟️ Biletat për koncertin tashmë janë në shitje, ndërsa çmimet variojnë nga 28 deri në 36 euro. Organizatorët bëjnë të ditur se interesimi është i madh dhe u rekomandojnë fansave t’i sigurojnë biletat me kohë.
Linku për blerjen e biletave: LINK.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…