Debati rreth projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa protestat dhe diskutimet në rrjetet sociale kanë vazhduar me intensitet gjatë ditëve të fundit.
Në qendër të polemikave është projekti për ndërtimin e një resorti luksoz nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, investim me të cilin lidhen emrat e Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Kundërshtarët e projektit shprehin shqetësime për ndikimin e mundshëm në mjedis, biodiversitet dhe habitatet natyrore të zonës.
Përveç institucioneve dhe aktivistëve, qytetarët kanë kërkuar reagime edhe nga personazhet e njohur publikë, duke i ftuar ata të përdorin ndikimin e tyre për të sensibilizuar opinionin.
Mes emrave që kanë marrë më shumë komente në rrjetet sociale janë moderatorja Bora Zemani dhe vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj. Shumë ndjekës kanë kritikuar mungesën e një reagimi publik nga ana e tyre lidhur me zhvillimet në Zvërnec.
Në profilet e tyre në Instagram janë publikuar komente të shumta nga qytetarë që kërkojnë që ata të shprehin qëndrimin e tyre për çështjen, duke theksuar lidhjen e tyre me Vlorën dhe origjinën vlonjate që kanë përmendur shpesh në paraqitjet publike.
Komentet kritike kanë vazhduar edhe në profilin e Bora Zemanit, ku ndjekës të ndryshëm kanë shprehur pakënaqësinë për mungesën e reagimit të saj ndaj debatit që po zhvillohet rreth të ardhmes së Zvërnecit.
Ndërkohë, as Bora Zemani dhe as vëllezërit Veshaj nuk kanë reaguar publikisht ndaj kritikave apo komenteve që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me këtë çështje.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…