Categories: ShowBiz

Pse Selin nuk ishte në festën e Gretës? Nisin aludimet për krisje raportesh

Ish-banorja e “BBVA5”, Greta Kazazi, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një darkë të veçantë me njerëzit e saj të zemrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Greta sqaroi se nuk bëhej fjalë për ditëlindjen e saj, por për një organizim mirënjohjeje për shoqërinë, apo siç i quajti ajo familjarë.

“Kjo darkë është një falënderim i përzemërt për të gjithë ju që më qëndruat pranë dhe më mbështetët gjatë rrugëtimit tim në BBVA,” theksoi ish-banorja.

Në këtë tavolinë festive, përkrah Gretës ishte e pranishme shoqëria e saj e ngushtë dhe sigurisht partneri i saj, DJ Onno.

Megjithatë, ajo që ra menjëherë në sy të ndjekësve dhe që ngriti pikëpyetje të shumta, ishte mungesa e Selin, kunatës së saj.

Mosprania e saj në këtë rreth të ngushtë njerëzish bëri që fansat të nisnin menjëherë dyshimet në rrjet se mos ka ndonjë krisje mes tyre.

Pavarësisht aludimeve të para, e vërteta pas kësaj mungese u zbulua shumë shpejt dhe nuk ka vend për thashetheme.

Përmes një postimi të ndarë ditën e sotme në llogarinë e saj në Instagram, Selin ka treguar se aktualisht nuk ndodhet fare në Tiranë.

Ajo ka publikuar një foto me pamje nga bregdeti duke shkruar “Mirëmëngjes”, çka konfirmon se ajo ndodhet jashtë vendit për pushime.

Siç mëson ‘Prive By Liberta Spahiu’, Selin dhe Gimbo kanë marrë pak kohë për veten duke udhëtuar disa ditë së bashku.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ajo nuk ishte e pranishme në darkën festive të Gretës. /Prive By Liberta Spahiu

 

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

11 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago