Categories: ShowBiz

Postimi i Xhensilës për Ledri Vulën merr gjithë vëmendjen

Prej muajsh, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë padiskutim kryefjala e mediave rozë. Shkas për këtë vëmendje të madhe u bë afërsia e tyre e përfolur, e cila u përfol se shkonte më shumë se përtej një marrëdhënieje të thjeshtë profesionale pas bashkëpunimive të tyre muzikore.

Ditët e fundit, rrjeti zjeu nga të tjera thashetheme pasi Xhensila njoftoi se nuk do të jetë më nën menaxhimin e Faton Shoshit.

Ky zhvillim i papritur bëri që të lindin dyshimet për një krisje të mundshme edhe në raportin e saj me Ledrin, duke marrë parasysh se ky i fundit vazhdon të jetë pjesë e të njëjtit menaxhment.

Mirëpo, kur të gjithë po flisnin për një “ndarje” dhe distancim të dyshes, veprimi i fundit i këngëtares ka vërtetuar krejt të kundërtën.

Përmes një postimi në Instastory, Xhensila ka ripostuar një video paralajmëruese për një performancë të përbashkët me Ledrin.

Posteri tregon se dyshja do të jetë bashkë javën që vjen për të performuar.

Ky postim vjen si një konfirmim i qartë se, pavarësisht ndryshimeve në rrugëtimin e saj me menaxherët, bashkëpunimi i Xhensilës me reperin vazhdon të jetë i njejtë.

Mesa duket, dyshja është po aq e pandashme në skenë, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një krisje mes tyre! /Prive By Liberta Spahiu

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

10 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago