Categories: LajmeRajon-Botë

Petrova kërkon nga Maqedonia e Veriut të mos tensionojë raportet me Bullgarinë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Velislava Petrova i ka dërguar një sinjal të qartë Maqedonisë së Veriut se Bullgaria nuk do të tërhiqet nga ajo që është dakorduar në vitin 2022, duke shtuar se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian kalon përmes zbatimit të obligimeve të marra.

Ajo ka deklaruar për “BNT” se kjo nuk është çështje bilaterale, por marrëdhënie mes një vendi kandidat dhe BE-së.

Petrova ka theksuar se toni i palës bullgare mbetet “jashtëzakonisht pozitiv”, por ka pranuar se shpesh nuk sheh të njëjtin sjellje politike nga Shkupi.

“Shpresoj të gjej pjekuri politike nga pala tjetër. Shpesh nuk e shoh këtë”, ka thënë ministrja e jashtme.

Ajo ka qenë kategorike se qëndrimi i Sofjes mbetet i pandryshuar për të ashtuquajturin “propozim francez”, i dakorduar në verën e vitit 2022.

Petrova ka kujtuar se ka marrë pjesë personalisht në negociatat për Kornizën Negociuese të Maqedonisë dhe e di saktësisht çfarë është rënë dakord.

Ajo ka shprehur keqardhje që, sipas saj, edhe pas katër vitesh nuk ka përparim në këtë çështje.

Sipas saj, Maqedonia duhet të shfrytëzojë “dritaren e hapur” për zgjerimin e BE-së dhe të fokusohet në përmbushjen e obligimeve, jo në përshkallëzim tensionesh me Sofjen.

Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të reja mes Shkupit dhe Sofjes, pas qëndrimeve të qeverisë së Maqedonisë së Veriut se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese pa ndryshim të qasjes nga pala bullgare.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Evropian António Costa pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut, ku kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se pret gjetjen e një zgjidhjeje në bisedime.

Mickoski ka përsëritur se nuk do të ketë lëshime “as një milimetër” kur bëhet fjalë për identitetin maqedonas. përcjell Zhurnal.mk

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

10 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago