Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një video paraqitje ka dhënë një mesazh të fortë sa u takon lojërave të fatit, pasi qeveria së fundmi përmes një propozim-ligji tashmë vendos kontrolle më të rrepta në mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e bixhozit.
Sipas Mexhitit me veprimet konkrete kundër kësaj dukurie, sillen rregulla më të fuqishme në mbrojtjen e familjeve.
“Sot po fillon lufta jonë ligjore me bixhozin dhe kumarin. Kemi premtuar t’i mbrojmë familjet tona nga ky mallkim. Sot po nisim me veprime konkrete. Po vendosim 500 metra distancë nga shkollat, po ndalojmë reklamat e bixhozit. Po sjellim rregulla më të forta për mbrojtjen e familjeve”, ka thënë Mexhiti.
Vite me radhë, shton ai, flitej e protestohej kundër bixhozit, por kazinotë shtoheshin përditë. Por, shton se sot pa protestë, pa zhurmë, po jepet zgjidhje ligjore.
”Sepse kur japim zotim para qytetarëve , nuk bëjmë propagandë, e bëjmë realitet. Kazinotë po mbyllen, radhën e kanë kreditë e shpejta”, ka thënë Mexhiti, përcjell Zhurnal.mk
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…