Categories: LajmeMaqedoni

Padi kundër kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani për pagesë mbi 11.8 milionë denarë pas anulimit të tenderit

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar kundër personit Isen Shabani, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari I.SH., gjatë vitit 2025, i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me nenin 157 paragrafi 1 të Ligjit për Furnizime Publike (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.24/2019 e datës 01.02.2019), në atë mënyrë që ka lidhur kontratë për furnizim me punë – Rikonstruimi i rrugës lokale në Dobërdoll, nga qendra e fshatit deri te kryqëzimi me rrugën rrugën anësore shërbyese pranë rrugës shtetërore A2, aksi Tetovë-Gostivar, nr.0507-219/17 të datës 03.04.2025, me operatorin ekonomik të zgjedhur, pa e pritur vendimin përfundimtar lidhur me ankesën e paraqitur në Komisionin Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike, sipas të cilit vendimi për zgjedhjen ishte anuluar”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare.

Pavarësisht këtij vendimi nga Komisioni Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike, i denoncuari ka kryer pagesë në bazë të kontratës së lidhur ndaj personit juridik në shumë të përgjithshme prej 11.848.675 denarësh, me ç’rast i ka mundësuar personit juridik të përfitojë dobi pasurore kundërligjore në shumën e përmendur.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

11 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago