Nesër në Ohër dhe Tetovë zhvillohen ndeshjete para të gjysmëfinales së Kupës të Maqedonisë së Veriut. Në ora 12:00 në Ohër takohen Ohri – Sileksi, ndërsa në ora 14:00 në Tetovë përballen Shkëndija – Shkëndija e Haraçinës.
Stadiumi i qytetit në Tetovë nesër me fillim në ora 14:00, është nikoqire e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut mes dy Shkëndijave, ajo e Tetovës dhe e Haraçinës.
Ekipi i Shkëndijës në pritje të ndeshjes së nesërme sot zhvilloi seancën e fundit stërvitore në kushtet jo të mira atmosferike, por u pa se atmosfera është në nivelin e duhur.
Për takimin e nesërm para mediave u prononcua mbrojtësi Aleksandër Trumçi i cili tha se ndeshja do të jetë interesante si për futbollistët poashtu edhe për publikun.
‘’Mendoj që sigurisht se është ndeshje vëllazërore, ku përballen dy Shkëndijat bashkë në një gjysmëfinale të Kupës. Dhe mendoj që do jetë një ndeshje shumë e luftuar, shumë interesante si për na ashtu edhe për publikun . Por Shkëndijën duhet ta respektojmë shumë sepse është një kundërshtarë shumë i fortë dhe ka të bëje shumë mirë në kategorinë e dytë, ka bërë paraqitje mjaftë të mira. Dhe ne duhet ta respektojmë maksimalisht pasi ka lojtarë cilësorë dhe në fushë do të japim maksimumin për ta fitua këtë ndeshje ‘’ deklaroi futbollisti Aleksandër Trumçi
Për ekipin e Shkëndijës së Haraçinës kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë paraqet sukses historik por pavarësisht se kuqezinjtë tetovar konsiderohen favorit absolut, trajneri Berat Imeri për TV koha tha se ndeshjet e Kupës gjithmonë janë interesante për arsye se ndodhin edhe befasi.
“Unë mendoj se jemi maksimalisht të përgatitur për këtë gjysmëfinale të kupës. Ndeshjet e Kupës gjithmonë janë interesante për arsye se ndodhin edhe befasi. Ne do japim maksimumin dhe do jemi shumë të koncentruar e dimë se kundër kujt luajmë dhe mendoj se me një qasje serioze në fund t ë takim do të dalim me rezultat pozitiv” deklaroi trajneri Berat Imeri
Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet gjithashtu zhvillohet nesër por me fillim nga ora 12:00 me ekipit të Ohrit dhe Sileksit të Kratovës.
Kujtojmë se nga katër skuadrat gjysmëfinaliste pas pavarësisë së Maqedonisë, Sileksi tre herë ka të fituar Kupën, ndërsa Shkëndija dy herë dhe atë në sezonin 2015/16 dhe 2017/18./tvkoha/
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…